Publikohet dokumentari për rastin ‘Spiun’ (video)

Në Al Jazeera Balkan të Diellën prej ores 17:05 u transmetue premiera e filmit dokumentar maqedonas për rastin ‘Spiun’, të shtëpisë filmike ‘Revolution’ nga Shkupi të regjisorit Dejan Milloshevski.

‘Bahet fjalë për dokumentarin e historisë hulumtuese që flet për shantazh, tregtitë me shërbimet sekrete dhe afera tjera.

Historia ndjek zhvillimet aktuale në Maqedoni, ku policia arreston nji grup prej 20 anëtarëve të maparshëm dhe të tanishëm të policisë sekrete në Maqedoni.

E ashtuquejtuna grupi spiunazhët merret me mbledhjen e informacionit për gjendjen e sigurisë në Maqedoni, për strukturën e forcave ushtarake të policisë, bisedimet me politikanët e huej dhe agjencitë e hueja të sigurisë në rajon’, thonë nga produksioni.

Video dokumentarin e plotë e keni në vijim: