Punëtorët në Spanjë zbulojnë rastësisht 600 kilogramë pare të lashta romake

romaket.jpg

Në nji park në jug të Spanjës, disa punëtorë që ishin tue punue në rregullimin e tubacioneve kanë gjete rastësisht 600 kilogramë pare të lashta romake.

Në nji deklaratë të lëshueme nga arkeologet, thuhet se punëtorët kanë zbulue 19 amfora me mija pare bronzi dhe monedha argjendi-kromuem me origjinë nga fundi i shekullit të 4’t.

Besohet se monedhat ishin pothuejse të reja, mbasi ato ishin të ruejtme në amforat që janë të destinueme për pagesën e pagave të ushtarëve dhe nëpunësve civilë.

Ana Navarro, drejtoresha e muzeut në Spanjë tha se zbulimi i monedhave në parkun e qytetit të Tomares, pranë Seviljes, asht nji gja unike për Spanjën.

Arkeologët filluen me punue për këtë çashtje dhe shumë shpejt kane me dale me informacione të reja rreth monedhave.