Punëtori u diagnostikue me kancer, qe çfarë bani shefi i tij

Kur Keith Ellick nga Lincoln, u diagnostikue me kancer, shefi i tij, Addam Smith, donte që me ba diçka që me ja ngritë humorin.

Kështu, drejtori i kompanisë, publikoi në rrjetin social “Facebook” për gjendjen e punonëtorit të tij dhe shumë vetë i erdhën në ndihmë me ide të ndryshme.

Smith së bashku me 50 persona në ekip, kaluen shtatë ditë për me transformue shpinë me dy dhoma të Ellick-ut.

Teksa Ellick ishte në pushime së bashku me partneren 26-vjeçare dhe djalin e tyne, 5 bjeç, shefi me ndihmësit e tjerë ishin tue i ba ndryshimet në shpi.

Ata ndryshuen dyshemenë, kuzhinën, banjën, tarracën dhe oborrin e shpisë.

41-vjeçari, mbasi ka pa transformimin e banesës asht shprehun: “Kam mbetun i befasuem nga puna e djemve. Nuk di si me i falënderue Addam-in, gjithashtu edhe djemtë e tjerë”.

Ai u diagnostikue me kancer në Kallnor të këtij viti. Mjekët i kanë thanë se ka vetëm 12 muej jetë. Për këtë arsye, Addam ka marrë iniciativën me ndihmue, tue mendue për familjen e tij, mbasi Ellick ka me ndërrue jetë.

Addam asht shprehun: “Kur më tregoi për sëmundjen, ishte shumë i shqetësuem për familjen e tij, ma shumë se sa për veten. Prandaj, vendosame ndihmue”.