Putin e Trump me telefon i bashkojnë forcat! (video)

Presidenti rus Vladimir Putin, ka folë në telefon me homologun e zgjedhun amerikan, Donald Trump

Tue u bazue në deklaratën e Kremlinit dhe ekipit të tranzicionit të Trumpit, Putin e ka thirrë amerikanin për me ja urue “fitoren historike”, shkruen CNN.

Dy liderat kanë bisedue për rreziqet nga terrorizmi, strategjitë ekonomike dhe raportet historike ndërmjet SHBA’ve dhe Rusisë.

Ata diskutuen edhe për normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet dy shteteve dhe randësinë e krijimit të marrëdhanieve të mira nëpërmjet ekonomisë.

Trump dhe Putin u dakorduen për me i bashkue forcat për armikun numër nji, terrorizimin ndërkombëtar dhe ekstremizmin.