PZAP ka miratue 40 ankesa, ka përjashtue 14 kryesues të vendvotimeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendos lidhun me ankesat e parashtrueme nga kandidatët për deputet të Kuvendin mbrenda afatit ligjor prej 72 orësh.

66 ankesa janë paraqit në PZAP, ku 40 prej tyne janë miratue ndërsa janë refuzue 26.

Ky institucion ka marrë vendim që 14 personave, që kanë punue kryesues në zgjedhjet e fundit, t’ju ndalohet e drejta për me qenë pjesë e proceseve zgjedhore për 5 vjetet e ardhshme.