Qe çka ban Kolumbia për Gabriel Garcia Marquez

Nji kartëmonedhë e re e 50 mijë pesove, e vlefshme me 18 euro, me fotografinë e Gabriel Garcia Marquez asht hedhë në qarkullim në Kolumbi.

Me emetimin e kësaj kartëmonedhe të re, Banka Qendrore e Kolumbisë ka zgjedhë të nderojë nobelistin, i cili ndërroi jetë me 17 Prill 2014.

Në pjesën e përparme të kartëmonedhës qëndron portreti i Marquez, i rrethuem nga flutura të verdha që në romanin e famshëm “100 vjet vetmi” paraprinë ardhjen e personazhit Mauricio Babilonia.

244420_1 244421