Qe çka i kerkoi Pence për Kosovën Vucic’it!

Zavendëspresidenti Amerikan, Mike Pence, dje asht takue me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, të cilit i ka shpreh përkrahjen në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Dy liderët janë pajtue se raportet bilaterale janë të randësishme dhe kanë shfaq deshirën për thellim të partneritetit mes SHBA’ve dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së Pence.

Pence, simbas komunikatës, ka theksue nevojën për reforma në Serbi dhe për përparim të matejshëm në normalizim të marrëdhanieve me Kosovën.

Dy liderët kanë bisedue edhe për vizitën e Zavendëspresidentit Pence në Podgoricë, ku ka me marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut, së bashku me liderët tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.