Qe çka ju premton Isa Mustafa veteranëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritë në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, të kryesuem nga nënkryetari Migjen Shala.

Në takim ku të pranishëm ishin edhe ministri i Financave, Agim Krasniqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, u diskutue lidhun me vështirësitë ligjore për realizimin e pagesave të pensioneve të veteranëve luftarë për muejin Gusht dhe muejt në vazhdim.

Kryeministri Mustafa i njoftoi përfaqësuesit e OVL të UÇK, se pengesat për pagimin e pensioneve ndërlidhen me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Buxhetin, të cilin duhet me ba Kuvendi i Kosovës, ndërsa janë evidente zvarritjet në konstituimin e Kuvendit.

“Sa ju përket fondeve, ato kane me u sigurue me rishikim të Buxhetit, dhe veteranët kane me i realizue plotësisht të drejtat e tyne në pensionet që ju takojnë, të cilat kane me u pague në mënyrë retroaktive”, tha kryeministri Mustafa.

Gjatë takimit asht dakordue që shuma e mbetun prej 1.7 milion euro në buxhetin e kategorisë së veteranëve të shpërndahet proporcionalisht dhe pagesa simbas kësaj shpërndamje të bahet menjëherë.