Qe çka permban marreveshja per kodin telefonik

edita-640x427
Të Diellën, me 13 Nandor, janë caktue pikat përfundimtare te marreveshjes me Serbise dhe Kosoves lidhun me telekomunikimet, me ndermejtesimin e  BE, të cilat janë bazue në Marrëveshjen mbi telekomunikimet (nënshkrue me 2013) dhe Planin e Veprimit.

Si shkruen gazeta Blic e Beogradit, kjo marreveshje asht ba kryesisht permes e-mailave dhe telefonatave, pa takime ne Bruksel.

Qe çka shkruen në ketë dokument:

  • “Telekomi i Serbisë” fiton lejen e përhershme për telefoninë fikse.
  • Për telefoni mobile, leja i ipet për dy vjet, kur “Telekomi”, bashkë me operatorët tjerë në Kosovë, do të merr pjesë në konkursin për operatorët mobil.
  • “Telekomi i Serbisë” e themelon “simotrën” e vet firmën në Kosovë (MTS sh.a.), e cila do të punoje në përputhje me ligjet dhe rregullat e Kosovës.
  • MTS’s i ndahen 60.000 numra me mundësi të thirrjes 047X, por edhe 06X. Praktikisht, do të ekzistoje një SIM kartelë, me dy numra, dhe të dy do të shfytëzohen në mënyrë të barabartë, me çmim të njëjtë. Kartelat SIM do t’i lëshoje MTS.
  • Numri 06X do të jetë numër primar deri në fund të periudhës kalimtare (dy vjet), pas së cilës numër primar do të jetë 047X.
  • Bisedat në mes të Serbisë dhe Kosovës do të kenë status të bisedës lokale.
  • Shfrytëzuesit të cilët vendosin për rrjetin e MTS do të kenë në ofertë krejt çka kanë edhe shfytëzuesit në Serbi, gjegjësisht edhe rrjetet G3 dhe G4, e jo vetëm 2G siç kërkonte më herët Prishtina.
  • Të dy palët janë dakordue se mbulimi me sinjal të MTS të shfytëzohet nga 30 lokacione, të cilët gjenden në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në të gjithë mjediset serbe në jug të Ibrit.
  • Pasunia e “Telekomit të Serbisë” bartet në ndërmarrje të themeluar rishtazi MTS, edhe atë pa asnjë doganë, tatim apo shpenzim tjetër, dhe pa asnjë kusht apo kufizim.
  • Menjëherë të fillohet me themelimin e firmës MTS sh.a.
  • Kur të përfundon kjo punë, Serbia jep pajtimin që regjionit territorial të Kosovës t’i ipet numri i thirrjes +383, dhe letrën me këtë përmbajtje duhe ta dërgoje deri më 3 Dhetor Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikime (ITU).
  • Zgjidhjen e kompromisit për këtë lloj të kërkesës do ta paraqet Austria, por nuk mund ta bëjë këtë pa lejen e Beogradit. (Blic.rs)