Qe çka po pret Haradinaj nga Presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka caktue ende datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj, tha për Radion Europa e Lirë se ende nuk dihet se kur ka me u mbajtë seanca konstitutive.

“Ende nuk asht vendosë se kur do mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, kwmi me ju njoftue”, tha Adrian Arifaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi.

Edhe zyrtarët e Kuvendit të Kosovës thanë për Radion Europa e Lirë se Administrata e Kuvendit të Kosovës asht e gatshme kurdo që i kërkohet me pregaditë seancën konstituive. Simbas tyne, mbasi Presidenti të thërras seancën konstituive të Kuvendit, ka me u ba edhe regjistrimi i deputetëve të ri dhe mundet me zgjat dy deri në tre ditë.

Anëtarët e Kryesisë së Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës thonë se koalicioni parazgjedhor, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën dhe i nominuemi për kryeministër, Ramush Haradinaj, janë mbrenda afatit kushtetues e ligjor për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i AAK, tha për Radion Europa e Lirë se pritet që Presidenti Hashim Thaçi në kuadër të kompetencave që ka, mbrenda afateve kohore të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe menjiherë mbas saj të procedohet edhe me votimin e Qeverisë.

“Na po besojmë që Presidenti i vendit ka ke thirrë shumë shpejtë seancën e Kuvendit, ndoshta mbrenda kësaj jave, që eventualisht ajo të mbahet mbrenda kësaj javë ose në javën që vjen”, tha Nitaj.