Qe çka thotë Presidenti i Panamasë për ‘Panama Papers’

presidentipanamez

Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, ka publiku sot nji artikull në të përditshmen amerikane, “The New York Times”, në të cilin thotë se evazioni fiskal asht “nji problem botnor”, dhe se Panamaja nuk e meriton të identifikohet me të ashtuquejtunat “Panama Papers”.

“Panamaja nuk e meriton të përmendet në nji çashtje që prekë shumë vende. Pamvarësisht kësaj, na jemi të gatshëm të pranojmë pergjegjësinë, të ofrojmë nji transparencë ma të madhe dhe zhvillim të vazhdueshëm të reformave. Bota duhet të përballet me këtë problem në mënyrë kolektive dhe me urgjencë, për ç’gja Panamaja asht e gatshme të kontribuojë”, thotë presidenti panamez.

Varela ka thanë se fakti që disa munden të manipulojnë sistemin për t’i mshehf pasunitë e tyne, “jo vetëm që asht e padrejtë, por po ashtu paragjykon zhvillimin global”.

Në këtë kontekst, ai ka sqaru se Panamaja nuk ka masa speciale për themelimin e strukturave “offshore” që operojnë në parajsat fiskale, edhe pse pranoi që “në qeveritë e përparme, Panamaja ka qenë objektiv i shpëlamjes së parave”.

Për këtë, ai siguroi se gjatë 21 muejve të qeverisjes së tij, Panamaja ka ndërmarrë hapa pozitivë për rritjen e transparencës dhe forcimin e sistemeve financiare përmes zhvillimit të nji rrjeti të fuqishëm të traktateve bilaterale që mundësojnë shkëmbimin e informatave.

“Kjo bashkësi e masave asht e njohun edhe nga komuniteti ndërkombëtar, tue perfshi edhe Grupin e Veprimit Financiar, i njohun si GAFI, i cili ka pranu përparimin domethanës të Panamasë në luftë kundër shpëlamjes së parave”, ka thanë kryetari panamez.