Qe emnat e anëtarëve të Komisionit ad hoc për Demarkacion, i themeluem nga Presidentja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot nënshkroi vendimin për themelimin e komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë, që kane me vlerësue procesin e Demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Ky komision vlerësues, që fillon sot punën, asht i përbamë nga tre ekspertë nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës, Gjermania dhe Britania e Madhe. Këta ekspertë në javët në vijim kane me bisedue me tanë akterët politikë dhe institucionalë për procesin e demarkacionit, kane me shqyrtue dokumentacionin dhe kane me zhvillue vizita në terren për me krijue nji pasqyrë të qartë për rrjedhën e këtij procesi. Puna e ekspertëve ka me u përmbyll me vlerësimin e procesit të demarkacionit dhe procedurave që janë ndjek në atë rast. Vlerësimi ka me iu dorëzue Presidentes Jahjaga, pranë Zyrës së të cilës vendoset ky komision.

Komisioni vlerësues themelohet me iniciativën e Presidentes Jahjaga, mbas shqetësimeve të ngrituna na opozita rreth marrëveshjes së nënshkrueme vitin e kaluem ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për vendosjen e kufinit shtetnor.

Presidentja Jahjaga ju ban thirrje të gjitha subjekteve politike, institucioneve dhe qytetarëve, të bashkëpunojnë me ekspertët ndërkombëtarë, për me ia mundësue komisionit nji vlerësim të saktë dhe gjithëpërfshimës të procesit të demarkacionit.

 
Anëtarët e Komisionit:

Fletcher M. Burton, diplomat i lartë amerikan në pension, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Ballkan. Pozita e tij e fundit ka qenë ambasador dhe shef i Misionit të OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 2011 deri në vitin 2014. Ai është angazhuar në Kosovë prej mesit të viteve 1990. Ai ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë bisedimeve Prishtinë-Beograd në vitin 1998 dhe ka shërbyer si zëvendësshef i Zyrës së SHBA-së në Prishtinë gjatë 2001 dhe 2002. Në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai ka qenë pjesë e ekipit shumëkombësh që themeloi Zyrën Civile Ndërkombëtare, ku ai më pas shërbeu si Zëvendës Përfaqësues Civil Ndërkombëtar nga 2008-10. Në vitin 2009, z. Burton ka mbikëqyrur përpjekjet për përcaktimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë. Z. Burton ka përfunduar studimet universitare nga Amherst College dhe studimet postdiplomike në Universitetin Princeton, si dhe ka studiuar me Fulbright në Gjermani.

Dr. Ing. Herbert Wilmes është shtetas gjerman. Ai ka diplomë universitare në gjeodezi, doktoraturë në gjeodezi nga Universiteti i Bonit dhe është vlerësues i hartave topografike. Z. Ëilmes ka punuar si ndihmës ligjërues në Institutin për Gjeodezi Teorike në Universitetin e Bonit (1976-1982), si shkencëtar kërkimor në Institutin e Kërkimeve Gjeodezike Gjermane (DGFI) në Mynih dhe më pas në Agjencinë Federale për Hartografi dhe Gjeodezi në Frankfurt. Nga viti 1998-2015 ka shërbyer si anëtar i komisioneve të përhershme të kufijve me shtetet fqinje Austrinë, Republikën Çeke, Holandën dhe Poloninë si dhe si këshilltar teknik në çështje vlerësuese për kufijtë me Belgjikën, Luksemburgun, Francën, Zvicrën dhe Danimarkën. Në korrik të vitit 2015 është pensionuar nga shërbimi aktiv.

Fred Neëton ka shërbyer për 25 vjet në policinë e porteve dhe të kufijve tokësorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të botës. Ai ka qenë përgjegjës dhe zyrtar kryesor që në emër të Komitetit të Shoqatës së Shefave të Policisë dhe të Komitetit Këshillues ka koordinuar masat kundër terrorizmit në portet dhe kufijtë tokësorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ai po ashtu ka qenë anëtar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kryeministrit britanik, dhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Aviacionit dhe Sigurisë Detare. Ai ka këshilluar rregullisht qeveritë e vendeve të ndryshme për sigurinë dhe menaxhimin e integruar të kufijve. Neëton është i njohur si ekspert evropian për menaxhimin e kufijve dhe ka punuar me Komisionin Evropian në këto çështje. Ai ka hartuar memorandume të mirëkuptimit për bashkëpunimin ndërkombëtar në menaxhimin e kufijve. /indeksonline/