Qe emnat e zavendësministrave të PDK’s?

Derisa ka nisë punën qeveria e re e Kosovës, në opinion kanë nisë të qarkullojnë emnat e mundshëm për zavendësministra.

Edhe pse nuk dihet saktësisht numri i zavendësministrave që ka me i pasë qeveria e re, Blic ka mësue disa nga emnat e mundshëm nga PDK që munden me marrë poste zavendësministrash.

Zavendësministri i deritashëm i Arsimit, Muvledin Krasniqi, sërish mundet me u emnue në postin e zavendësministrit.

Muvledin Krasniqi ishte zavendësministër i Shëndetësisë dhe i Arsimit në qeverisjen PDK- LDK.

Post të zavendësministrit mundet me marrë edhe nënkryetari i PDK, Rexhep Hoti.

Si emën tjetër për postin e zavendësministrit, po përmendet edhe Nehat Mustafa, i cili ishte i dyti në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme.

Merret vesh se si emna të mundshëm për zavendësministra nga PDK janë edhe ato të Shaip Mujës, Kurtan Kajtazit, Taulant Selmanit etj.

Shperndaje në: