Qe kangët që Dacic i knoi në ditëlindjen e Edi Ramës

Kreu i diplomacisë serbe Ivica Dacic, ka knue për Edi Ramën me rastin e ditëlindjes së tij, gjatë Samitit të Parisit.

Gazeta serbe “Kurir” shkruen sot se Holland i ka kërkue Dacicit që me knue nji kangë për nder të ditëlindjes së kryeministrit shqiptar.

“Kangëtari ynë kryesor në skenën politike nuk e ka refuzue kërkesën”, shkruen gazeta në fjalë. Ai i kushtoi Ramës dy nga pjesët e ‘repertorit’ të tij, “O sole mio” dhe “Santa Lucia”.

Mësohet se para se me nisë kangën, kur mori mikrofonin pyeti “ku asht orkestra? Kanga u shoqnue me duertrokitje nga Holland, Merkel dhe Mogerini.