Qe ku po nderton bazë për mbrojtje Rusia

Agjencia shtetnore ruse e lajmeve, TASS, ka raportu dje se Moska po zhvillon sistem raketor mbrojtës tokë – ajër n’Arktik.

Ky raport u publiku nji ditë mbasi komandanti i naltë i NATO’s, Philip Bredlove, i ka tërheq vërejtjen Kongresit të Shteteve të Bashkueme se Rusia po e militarizon gjithnji e ma tepër Arktikun.

Rusia e ka shtu praninë e saj ushtarake në Arktik derisa ngrohja e pergjithshme e klimës së rajonit ka kriju qasje ma të madhe në burimet natyrore dhe mundësitë e transportit.

Në muejin Mars të vitit të kaluem, Rusia ka krye nji ushtrim madhor ushtarak në Arktik me pjesëmarrjen e 38 mijë ushtarëve, së bashku me nëndetëse dhe aeroplanë.

Disa javë ma vonë, ministrat e pesë vendeve nordike, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda, e kanë publiku nji deklaratë të përbashkët se Europa duhet ta forcoj bashkëpunimin ushtarak për ta kundërshtu agresionin e Rusisë.