Qe ku punoi dikur ky sulmues i Brukselit!

sulmuesibruksel

Nji nga personat që realizoi nji prej sulmeve vetëvrasëse në Bruksel, më 22 Mars, kishte punu si pastrues në Parlamentin Europian para 6 vitesh.

Në nji deklaratë të leshueme dje, Parlamenti Europian tha se ky individ kishte krye punë verore në këtë institucion, në vitet 2009 dhe 2010.

Edhe pse Parlamenti Europian nuk e bani të ditun emnin e tij, burimet e kanë zbulue se bahet fjalë për Najim Laachraouin, nji belg 25 vjeçar, për të cilin hetuesit thonë se e ka hedh veten n’erë gjatë sulmit n’aeroportin e Brukselit.

Ndërkohë, si njofton Europa e Lirë, kryeministri i Belgjikës e ka mbrojt qasjen e vendit të tij në luftimin e terrorizmit, tue insistue se Belgjika nuk asht nji “vend i deshtuem”.