Qe kur fillon nesër seanca për Haradinajn dhe çka pritet me ndodhë?

Ramush Haradinaj nesër (e Ejte) pritet me dalë para trupit gjykues francez, që javën që shkoi e ndaloi kryetarin e AAK’s në paraburgim, nji ditë mbasi u arrestue në Francë, në bazë të nji urdhën-arresti të lëshuem nga Serbia.

Lajmi.net merr vesh që seanca për Haradinajn ka me fillue në orën 11, në Gjykatën e Apelit në qytetin Colmar të Francës.

Simbas mbrojtjes së Haradinajt, ish kryeministri pritet që nesër me u lirue me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhanies së vendimit përfundimtar.