Qe kur mbahet seanca për Qeverinë

Seanca në të cilën ka me dalë në votim Qeveria Haradinaj pritet të mbahet këtë të Premte, thojnë burime të ‘Indeksonline’.

Simbas tyne, tashma asht marrë vendim qe këtë të Premte deputetët me votue për qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Asht vendim i liderëve të koalicionit qe seanca për votimin e qeverisë të mbahet të Premten. Na po presim qe të Ejten të mbahet seanca konstituive ku ka me u zgjedhë Kryesia dhe Kryetari i Kuvendit. Dhe, mbas kësaj, presidenti ta mandatoj z. Haradinaj për kryeministër”, ka thanë nji zyrtar i PAN’it në kushte anonimiteti.

Tutje, ky zyrtar ka ba me dije se seanca për qeverinë ka me qenë e jashtëzakonshme dhe ka me u thirrë mbasi të mblidhen 40 nënshkrime të deputetëve.