Qe kur vjen bora n’vend!

Ditëve të ardhshme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave t’ulëta barike që do të vazhdojnë të sjellin mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, e në vise malore edhe borë.

Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësina dhe intervale me diell.

Në mëngjes vende-vende do të ketë edhe riga lokale shiu.

Nga dita e Ejte me afrimin e nji turbulline nga veriperëndimi i kontinentit vransirat do të shtohen dhe priten reshje kalimtare shiu, e ditën e Premte me depërtimin e masave ma të ftohta ajrore temperaturat pritet të pesojnë zbritje dhe kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1000 m mundësi edhe për reshje bore.

Në fundjavë do të ketë intervale me diell dhe vransina të pjesëshme.

Në perëndimi të vendit rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta shiu, e në vise ma të nalta edhe borë.

Temperaturat maksimale deri ditën e Premte do të pësojnë ranie nga 11C deri në 7C, e gjatë fundjavës do të rriten perseri deri në 13C, e ato minimale do të zbresin nga 3C deri në 0C, të Shtunën.
Era do të fryejë kryesisht nga ana jugore 4-10m/s, e ditën e Premte nga veriperëndimi 2-4m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres dukshëm nën vlera normale, e në fundjavë do të rritet rreth këtyne vlerave.