Qe kush janë 13 familjet që i kanë në dorë krejt paret e Botës

Forcat hije mbas rendit të ri botnor paraprakisht janë tue ndjekë nji agjendë të ngadaltë për me kontrollue totalisht njeriun dhe resurset e planetit tonë. David Ike ka thanë, “me hap të ngadaltë drejt totalitarizmit”, sepse ata po bajnë hapa shumë të ngadaltë drejt skllavnimit total të njeriut.

Si rezultat, turmat e njerëzve nuk janë në dijeni të faktit se liritë e tyne po reduktohen gradualisht, në nji kohë që fuqia e oktapodit të rendit të ri botnor po rritet gradualisht.

Diku në maje të piramidës, nji organizatë ekstremisht elitare, që njihet si “Këshilli i 13 Familjeve”, orkestron ngjarjet ma të randësishme botnore. Ky Këshill përbahet nga 13 familjet ma me influencë të globit.

Nji numër gjithnji e ma i madh i njerëzve po bahen gjithnji e ma shumë të vetëdijhsëm që 99% e popullsisë botnore kontrollohet nga nji elitë prej 1%, por Këshilli i 13 Familjeve konsiston në ma pak se 1% e elitës prej 1%, dhe asnjani i gjallë nuk mundet me apliku për anëtarësim.

Ata mendojnë se janë caktue të na qeverisin, sepse, janë mbasardhësit e drejtpërdrejtë e “zotëve të vjetër”, dhe e konsiderojnë veten e tyne si mbretnorë.

Këto familje janë:

Rothschild

Brus

Cavendish

De Medici

Hanover

Krupp

Plantagenet

Rockefeller

Romanov

St. Clair

Warburg (del Banco)

Windsor (Saxe-Coburg-Gothe)

Dinastia Rothschild asht padyshim ma e fuqishmja, vlerësohet se pasunia e tyne shkon rreth 500 trilion dollarë.

Këto familje e ushtrojnë kontrollin përmes perandorisë së bankës botnore, e cila asht thuejse krejt në pronësi të tyne./MAPO/