Qe kush janë 4 anëtarët e PD’s që duen me ia nxanë vendin Bashës

Më 22 Korrik, Partia Demokratike në Shqipni ka me i mbajtë zgjedhjet e mbrendshme për me zgjedhë kryetarin e ri të saj përmes parimit nji anëtar, nji votë.

Kandidatët tashma janë zyrtarizue, dhe ata janë pesë. Lideri demokrat Lulzim Basha ka me i pasë përballë në këtë garë, ish-kryetarin e PD, Eduard Selami, ish-kryetarib e grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, dhe dy anëtarët, Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri.

Mbas humbjes së PD në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, kryetari demokrat, Lulzim Basha, deklaroi ngritjen e funksioneve të tij si kryetar, tue thanë se hyn barabartë në garën për zgjedhjet mbrenda partisë.