Abdixhiku, zyrtarizohet në LDK (foto, video)

Analisti e drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, sot ka aderue zyrtarisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Aderimi u përfol edhe dje, madje asht përmend edhe kohë ma parë, mirëpo sot në konferencën e LDK’s kjo gja u ba zyrtare.

Abdixhiku ka marrëdhanie të ngushta me ish-drejtorin e Riinvestit, Muhamet Mustafën, i cili asht deputet i LDK’s.

E nji ditë para se me u dorëzue listat me emnat e deputetëve, partitë po punojnë për me futë në radhë të veta figura të shoqnisë civile.

 

 

Qe kush po ju bashkohet tash LDK’s (video)

Lidhja Demokratike e Kosovës po mbanë konferencë për media.

Në këtë konferencë, po prezentohen aderimet e reja.

E pjesë e këtyne aderimeve asht edhe drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku.

Shiheni videon e maposhtme: