Qe nga ku u qëllue kosovari me armë jashtë burgut të Vaqarrit n’Shqipni

Nji i paraburgosun në burgun e Vaqarrit në Shqipni asht qëllue me armë zjarri nga jashtë burgut disa herë nga nji distancë e largët, ku për pasojë ka mbetë i plagosun.

Lili Dulaj 40 vjeç nga Prizreni asht plagosë në kambë nga të shtanat nga kodra përballë burgut nga nji person i paidentifikuem në kohën kur ka qenë në ambientet e ajrimit.

Nga raportimet e para mësohet se, Lili Dulaj nuk ishte objektivi i autorëve, ndërsa asht transportue në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I paraburgosuni Lili Dulaj asht arrestue dhe ndodhej në paraburgim me akuzën e dhunës në familje.

Kliko për videon