Qe qysh destrojeri amerikan u përplas me anijen filipinase (video)

Marina amerikane thotë se shtatë anëtarë ekuipazhi janë zhduk mbas përplasjes së nji destrojeri amerikan me nji anije mallnash pranë brigjeve të Japonisë.

Nji anije mallnash filipinase u përplas me destrojerin “USS Fitzgerald” të Shtunën herët në mëngjes, rreth 100 kilometra larg portit japonez Yokosuka.

Simbas njoftimeve fillestare, destrojeri ka pësue dame të mëdha, por asnji nga anijet nuk ka rrezik të mbytet.

Roja Bregdetare Japoneze po udhëheq kërkimet për shtatë personat e humbun.

Zyrtarët e Marinës amerikanë nuk kanë dhanë hollësi për shkaqet e përplasjes.