Qe qysh e njoftoi revista britanike, vdekjen e Pashko Vasës: Vdekja e Vasë Pashait, guvernatorit të Libanit, nji patrioti (foto)

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botueme në vitin 1892, në Paris, në versionin francez, gjejmë nji shkrim, në faqen nr170, ku flitet për vdekjen e patriotit, poetit, poliglotit, diplomatit dhe politikanit të shquem shqiptar, Pashko Vasa.

Bashkëkombasi ynë ka qenë nji figurë e njoftun dhe e respektueme në arenën ndërkombëtare, fakt të cilin nuk ka ngurrue me vnu në dukje edhe mediumi britanik.

Në vazhdim, e kini dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Francë – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Vdekja e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, lë postin e tij vakant para kohës së planifikuar, sepse ai ishte emëruar për dhjetë vjet, dhe mandati i tij merrte fund vitin e ardhshëm.

Një figurë e çuditshme si Vasë Pashai po zhduket. Ai ishte shqiptar katolik nga fisi i famshëm i Mirditorëve, dhe shumë krenar për origjinën e tij, sepse ai pretendonte se ishte stërnip (pasardhës) i Aleksandrit të Madh. Kjo gjë nuk është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se maqedonasit nuk ishin grekë.

Ashtu si të gjithë shqiptarët, Vasë Pashai pati momentet e tij të famshme luftarake. Ai luftoi austriakët, përkrah Manini-t, gjatë rrethimit të famshëm të Venedikut (Venecia-s).

Më vonë, ai shkroi shumë për Bosnjën, Hercegovinën, Malin e Zi dhe veçanërisht për Shqipërinë. Ai gjithashtu ka botuar disa vargje patriotike në gjuhën shqipe dhe disa shkrime interesante në gjuhën tonë.

Ai ishte një patriot dhe një njeri i shkëlqyer. Lë pas vetëm një vajzë të martuar me një armen katolik.

Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse Libani është ende i ndarë në dy pjesë : Maronitët që pretendojnë se i përkasin Francës dhe Drusët Anglisë. »

auto_image1502615434