Qe qysh e përshkruen gazeta gjermane Kryeministrin Haradinaj

Detyrat ma urgjente të Qeverisë së re të Kosovës janë negociatat me Serbinë për normalizimin e marrëdhanieve.

Kështu shkruen e përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

Gazeta vë në dukje se kjo asht nji kërkesë e Bashkimit Europian për të dyja palët në mënyrë që t’i afrohen procesit të anëtarësimit në BE.

Në këtë artikull thuhet se Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj menjiherë mbas marrjes së detyrës asht pozicionue si nji politikan realist tue thanë se nuk ka alternativë për dialogun me Serbinë, dhe ka citue atë të ketë thanë se pamvarësisht nga historia tragjike nuk mund të ndryshohet fakti se Beogradi dhe Prishtina janë fqinjë.

Në artikullin e titulluem ‘Armiku në barkë’, thuhet se 49-vjeçari Ramush Haradinaj njihej si armik i serbëve, tue shtue se në fillim të këtij viti ai qëndroi katër muej në paraburgim në Francë për shkak se Serbia kishte kërkue ekstradimin e tij.

Gazeta rikujton se në vitin 2004 Haradinaj kishte lanë postin e Kryeministrit mbasi ishte thirrë në Gjykatën e Hagës ku po akuzohej për krime lufte.

Ai kishte dalë dy herë para kësaj gjykate dhe ishte lirue i pafajshëm.

 

Shperndaje në: