Qe qysh ju gjuhet ushqimi refugjatëve në nji kamp n’Greqi

refugjatet

Pamjet e nji videoje që tregon se si shpërndaheshin ushqimet nga nji çadër e kampit pranë fshatit Kutsoqero në Larisa, po bajnë xhiron e mediave greke orët e fundit, tue shkaktu reagime të mëdha.

Videoja amatore e xhirueme nga nji aktivist anarkist tregon se si nga nji çadër ku mbahen ushqime të ndryshme të grumbullueme nga OJQ’t, dikush ju hidhte refugjatëve, ndërsa ata ziheshin jashtë saj se kush të merrte ma shumë.

Simbas nji zadhanësi t’ushtrisë, kanë qenë vetë refugjatët që kanë hy me forcë në çadrën në fjalë dhe kanë shpërnda në këtë mënyrë ushqimet, por kjo nuk ka qetësu mediat, të cilat kritikojnë mungesën e shtetit në shumicën e kampeve, tue ju lanë në dorë gjendjen vetëm vullnetarëve dhe aktivistëve.
Simbas të dhanave të fundit, në gjithë vendin ndodhen 50360 refugjatë, ndërsa për herë të parë në 48 orët e fundit numri i atyne që vijnë nga brigjet turke asht ma pak se 1000 në ditë.

Mediat greke publikojnë orët e fundit lajmin e gazetës “Hyrriet”, simbas së cilës organet turke kanë arrestu të paktën 18 trafikantë në Izmir, Stamboll dhe zona të tjera bregdetare të Turqisë, të cilët përpiqeshin të sillnin në mënyrë të paligjshme refugjatë sirianë në ishujt grekë.