Qe qysh ky polic e poshtnon presidentin Hollande e kryeministrin Valls!

Nji episod i pazakontë ndodhi gjatë ceremonisë në përkujtim të policëve të vramë nga terroristi Aballa.

Njani prej efektivëve të policisë, të cilin e shohim në video, ndryshe nga të tjerët refuzoi me i dhanën dorën presidentit François Hollande dhe kryeministrit Manuel Valls.

Gjatë nji inteviste polici u shpreh se refuzoi t’i shtrëngonte dorën presidentit sepse policia ka shumë probleme, dhe se policët përballen me shumë rreziqe.

Ai theksoi se në nji provincë komisariati ka vetëm 3 kerre dhe 40 policë.