Qe qysh u ekstradue Faik Shaqiri nga Gjermania

Faik Shaqiri, i arrestuem javën e kalueme në Gjermani nën dyshimin për vrasjen e dy policëve të UNMIK’ut në vitin 2004, mbramë rreth orës 23:30 minuta asht ekstradue në Kosovë.

Burimet e Indeksonline mbrenda Policisë kanë tregue se Shaqiri u ekstradue nëpërmjet Aeroportit të Munchen i shoqnuem nga policë civil ndërsa në pistë atë e priten duarlidhun pjesëtarë të specializuem të Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.

Mbas aterimit në Prishtinë, forca të shumta police e shoqnuen Shaqirin drejt nji paraburgimi ndërsa dje gjatë ditës për këtë rast ishin arrestue edhe dy të dyshuem të tjerë: Alban Dizari dhe Bajram Kiqmari.

Akcioni i djeshëm i policisë u mor mbas nji urdhni të gjykatës ku përveç Dizarit dhe Kiqmarit u arrestuen edhe dy të tjerë për shkak të posedimit të paligjshëm të armëve.

N’aksionin policor kanë marrë pjesë 35 policë të EULEX’it dhe 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës i cili asht zhvillue në disa lokacione.