Qe qysh u sulmue Ali Ahmeti në Kumanovë (video)

sulmi ndaj ali ahmetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, asht pengue nga nji grup personash, teksa ishte nis për nji takim me qytetarët e Kumanovës.

Nëpërmjet nji deklarate për media, BDI ka denue ashpër aktet e paligjshme për, si ka thanë ajo, ndaj karvanit të delegacionit.

“Nji grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuen të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI’s Ali Ahmeti drejt nji takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyne deshtoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë nji takim në nji sallë plot me mbështetës e simpatizantë”, thuhet në reagimin e BDI’s.

Ma tej thuhet se kjo parti ka shpreh keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duen të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpërueme.