Qe qysh vrahet nga policia terroristi në Spanjë (video +18)

Në internet asht paraqit xhirimi i likuidimit të terroristit i cili kishte marrë pjesë në sulm në pushimoren spanjolle Cambrils në të cilin u lënduen 7 njerëz.

Vetëm tetë orë mbas sulmit terrorist në Barcelonë, në të cilin kanë vdek 14 njerëz dhe mbi 100 janë lëndue, në Cambrils ndodhi edhe nji sulm, kur kerri i goditi kambësorët.

Në përleshje të armatosun me policinë, u vranë pesë sulmues.

Në xhirim, i cili u publikue shihet se si terroristi u qëllue me disa plumba, por u ngritë në kambë dhe tue thirrë parolla u nisë kah policët e armatosun të cilët gjuejtën përsëri në të dhe në fund e vranë.