Qe sa i ka kushtue grushti i shtetit Turqisë

Përpjekja e ushtrisë për grusht shteti në Turqi i kushtoi 100 miliardë dollarë ekonomisë së vendit, shkruen sot gazeta vendase “Hurriyet”.

“Megjithatë tregjet vendase e kanë përballue me sukses situatën e rëndueme”, deklaruen perfaqësues të ministrisë së ekonomisë dhe atyne të doganave.

Nga ana tjetër, Presidenti Erdogan shpalli tre muej gjendje të jashtëzakonshme më 20 Korrik.

Theksojmë se, numri i të vdekunve si pasojë e përpjekjes së grushtit të shtetit ushtarak arriti në 246 njerëz dhe ai i të plagosunve 2.000 persona.