Qe sa kanë m’i kushtue buxhetit të Kosovës, zgjedhjet lokale

Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i ka nisë pregaditjet lidhun me zgjedhjet lokale që mbahen me 22 Tetor.

Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, ka thanë për “Indeksonline” se procesi i pregaditjes asht tue shkue simbas planit dhe afateve.

Ajo ka tregue shumën që pritet të kapin këto zgjedhje, e që sillet diku rreth 4.5 deri në 5 milionë euro.

“Na shumën e dijmë tek në fund, por në krahasim me zgjedhjet e kalueme, aty sillen diku 4.5 deri në 5 milionë euro”, ka thanë ajo.

Daka ka shtue se shuma ma e madhe e mjeteve shkon për pagesat e komisionerëve.