Qe sa miliona euro të pronave t’uzurpume u sekuestruen!

lumeziii

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në nji konferencë për media mbas akcionit policor për të lirur lokalet e uzurpueme ka thanë se vlera e pronave që u sekuestruen sot asht dikun 8 milionë euro.

Lumezi ka thanë se akcioni asht ndërmarrë në dy rajone të Kosovës; në Prishtinë dhe në Ferizaj.

Simbas Kryeprokurorit ishin rreth 100 policë që morën pjesë n’akcion dhe u liruen 7 lokale.

“Vlera e krejt pronave të sekuestrueme ne Prishtinë dhe Ferizaj rezulton të jetë dikun 8 milionë euro”- tha Lumezi.

Po ashtu Lumezi nuk ka harrue me falënderue mediat për kontributin e dhanë për hulumtimet e bame në lidhje me pronat shoqnore që u uzurpuen prej vitesh.