Qe sa miliona kushtuen zgjedhjet e parakohshme!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratue raportin e shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajt më 11 Qershor 2017.

Simbas këtij raporti, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyne zgjedhjeve asht në shumën: 4 milionë e 38 mijë e 768 euro.

Gjatë diskutimeve në këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e KQZ’s theksuen se tue u mbështet në këtë raport, kostoja e zgjedhjeve po shkon tue u zvogëlue, gja që asht nji trend pozitiv.

Ndersa, KQZ në mbledhjen e sotme, i ka zavendësue 63 kandidatë, nga 86 sa ishin decertifikue me qëllim të pastrimit të listave.

 

Shperndaje në: