Qe sa pare duhet me i kursye n’ditë për me u ba milioner

Simbas nji statistike nga HM Treasure për buxhetin, thuhet se nëse filloni me i kursye 6.60 dollarë në ditë nga mosha 21 vjeçare, që i bie rreth 200 dollarë në muej, atëherë ju keni me u ba milioner në moshën 83 vjeçare.

Megjithatë, edhe nëse baheni milioner në këtë moshë, paret në këtë moshë nuk janë gjaja ma e randësishme, andaj Hm Treasure preferon që, nëse filloni me kursye nga mosha 21 vjeçare, atëherë ju duhet me kursye ma shumë se 7 dollarë në ditë, për me përjetue kështu kënaqësinë e milionave.