Qe sa përqind e qytetarëve kanë votue deri n’orën 19:00

Zgjedhjet

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikue rezultatet e votimeve deri në orën 19:00, në të gjitha pikat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapë sot në orën 07:00 të mëngjesit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultatet e votimeve deri në orën 19:00, ku numri i përgjithshëm i vendvotimeve asht 2.490, ndërsa numri dhe përqindja e vendvotimeve nga të cilat janë dërgue të dhanat asht 259 / 10,40% të vendvotimeve.

Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votue që asht regjistrue deri në orën 19:00 asht 72.165.

Ndërsa, përqindja e votuesve që kanë votue asht 41,30 për qind.