Qe sa uniforma t’ISIS konfiskoi Spanja

20 uniforma dhe pajisje të tjera të destinueme për të ashtuquejtunin Shteti Islamik, janë kap dhe konfisku nga nji operacion policor në Spanjë.

Në kuadër të këtij akcioni si raporton CNN janë arrestu 7 persona që dyshohen për dhanien e mbështetjes financiare për grupet terroriste.

Si njofton ministria e Mbrendshme spanjolle, uniformat ishin mshef në kontejnerët e anijeve.

Ato ishin deklaru si kontejnerë me rroba të përdoruna për të shmang dyshimet.

Dy kontejnerë janë ndalu në portin e Valencias dhe nji në atë të Algeciras.

Këto mund të shihen edhe në disa fotografi që ka publiku vetë Policia.