Qe sa vota morën Veseli, Haradinaj dhe Limaj

Kadri Veseli ka marrë 125.866 vota, Ramush Haradinaj 98.458, Fatmir Limaj 30.289

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën para 18 ditëve ka arritë me marrë 125 mijë e 866 vota.

Burime të gazetës Zëri bajnë të ditun se këta vota Veseli i ka marrë nga numërimi i votave të rregullta.

Por, ndryshim shumë te vogël i rezultateve finale pritet të ketë nga numërimi i votave me kusht dhe atyne nga diaspora, mbasi që koalicioni PAN ka marrë nji numër shumë të vogël të votave nga votat e diasporës.

Po ashtu, lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, i cili asht i nominuem për Kryeministër nga koalicioni PAN ka arritë me marrë 98 mijë e 458 vota, derisa Lideri i NISMA’s Fatmir Limaj në zgjedhjet e parakohshme ka arritë me i marrë 30 mijë e 289 vota.

Përndryshe, KQZ deri nesër pritet me i publikue rezultatet përfundimtare, 18 ditë mbas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Mbas publikimit të rezultateve nga KQZ, PZAP pritet me i certifikue rezultatet mbrenda ditës, nëse nuk ka ankesa nga subjektet politike në vend.