Qe video e grabitjeve: Kapet ‘tmerri i derivateve’

Policia e Tiranës bani të ditun se ka arrestue nji 21-vjeçar, të quejtun Geraldo Guci, banues në kryeqytet dhe me detyrë punëtor i Gardës së Republikës, që ishte kthye në tmerrin e karburanteve.

Shtetasi i lartëpërmendun, mbasi linte mjetin e tij në nji distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bante goditjet në karburant.

Kjo asht video ekskluzive se si ai ka vjedh me revole në dorë.