Qeveria, 1 milion euro për filma

qeveria

Me dhanien e shumës shtesë prej 250 mijë eurosh, buxheti i QKK’s për herë të parë do të shkojë në 1 milion euro dhe do të jetë në funksion të subvencionimit të projekteve filmike për vitin 2016.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtun sot, ka miratu nji fond shtesë prej 250 mijë eurove për Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Ky vendim asht ba në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 09/2011, dhe mbas kerkesës së QKK’s, me nr. 24/2016, të 18 Kallnorit 2016, për dhanien e nji shume në vlerë prej 250 mijë eurove për mbështetjen e kinematografisë kosovare.

Shuma në vlerë prej 250 mijë eurove do të jepet për mbështetjen e kinematografisë sonë, mbas sukseseve që ka arritë QKK dhe kinematografia jonë në tanësi, veçmas me nominimin e filmit “Shok” për çmimin “Oscar”.