Qeveria deklarohet rreth vrasjes së Lavdrim Muhaxherit

Përmes nji komunikate për media, Qeveria e Kosovës asht deklarue rreth vrasjes së terroristit nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri.

Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell nga afër zhvillimet mbas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq Lavdrim Muhaxheri.

Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për me luftue intensivisht dhe në mënyrë të vendosun çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin.

Qeveria u ban thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës me respektue dhe kultivue karakterin multikonfesional të Republikës së Kosovës.

Edhe njiherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për me qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk ka me tolerue asnji përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në lufta të hueja.