Qeveria ende s’ka vendos për emnimin e ma s’paku 50 zavendësministrave!

Qeveria e Kosovës
Koalicioni qeverisës ende nuk ka vendos për ndamjen e posteve të zavendësministrave.
Qeveria e drejtueme nga Ramush Haradinaj asht egzekutivi më numrin ma të madh të ministrive që ka pas deri tash Kosova, me 21 ministri.

Si rezultat i numrit të madh të ministrive, kabinetit qeveritar kanë me ju shtue pa s’paku edhe  50 zavendësministra.

Por, deri tash ende nuk asht emnue asnji zavendësministër.

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i cili asht edhe Zavendëskryetar i PDK’s, i pyetun nëse kanë vendos se cilët kanë me qenë zavendësministrat nga kjo parti, ka thanë se për këtë proces janë tue u konsultue me Kryeministrin Haradinaj.

“Jemi ne koordinim me Kryeministrin Haradinaj dhe për pozitat se ku shkojnë dhe kush ka me qenë zavendësministër”, ka thanë Hoxhaj për lajmi.net.

E vetmja parti pjesë e koalicionit qeverisës që ka dërgue tek Kryeministri emnat e disa prej zavendësministrave asht AKR.

Nga 7 zavendësministra sa do t’i ketë kjo parti, 4 nga ta janë propozue. Arbër Geci ka me qenë zv.ministër i Arsimit; Vesel Makolli, zv.ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale; Fatmir Makolli, zv.ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Rejhan Vuniqi, zv.ministre e Jashtme.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka edhe pesë Zavendëskryeministra.

 

Shperndaje në: