Qeveria Haradinaj, a i tutet mocionit nga opozita!

Qeveria Haradinaj nuk asht se e nisi marë funkcionimin e saj, kjo tue u bazue në atë se opozita po ‘kërcënon’ se Qeveria e re nuk do të ketë jetë të gjatë mbasi medoemos kanë me rrxue shumë shpejt me mocion.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje tashma kanë edhe nji deputet të koalicionit PANA në favor  të rrximit të Qeverisë së udhëhequn nga Ramush Haradinaj.

Deputeti i ‘rebeluem’ i PANA’s, Zafir Berisha para dy ditë deklaroi se nëse LDK dhe VV i bajnë 60 vota, ai ka me dhanë votën e 61’të për rrximin e Qeverisë.

Lajmi.net ka kontaktue me drejtorin e Zyrës për Informim në Qeverinë Haradinaj, Halil Matoshin i cili tha se nuk i tuten mocionit të mosbesimit të Qeverisë.

“Çashtja e mocioneve asht e drejtë kushtetuese dhe demokratike e kujtdo qoftë, opozitës. Qeveria e udhëhequn nga Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka logjikë dhe sens politik që me ju tutë mocioneve”, ka thanë ai.

Kujtojmë, se Qeveria Haradinaj u votue nga 61 deputetë, ndërsa Zafir Berisha abstenoi andaj edhe tash po e shpreh pakënaqësinë e tij tue e mbështet opozitën për mocion.