Qeveria kineze jep nji fond prej 29 milionë $ për modifikimin e motit

Qeveria kineze ka dhanë nji fond prej 29.76 milionë dollarësh, për me i shpenzue në programin e modifikimit të motit, si pjesë e planit për të minimizue sa ma shumë katastrofat natyrore në vend.

Ministria asht shprehë edhe se ka me pasë fonde shtesë, të cilat kanë me u vnue në dispozicion me qëllim që të ndihmohen rajonet e Kinës nga pasojat e vërshimeve, të cilat kanë qenë ma të frigshme kohët e fundit.

Veç gjatë këtij viti në Kinë, janë regjistrue 237 viktimash të shkaktueme nga vërshimet.