Qeveria shkarkon Komisionin për Demarkacion

Qeveria e Kosovës ka shkarkue Komisionin për Demarkacion me Malin e Zi me asnji votë kundër dhe dy abstenime.

Në krye të këtij komisioni asht propozue Shpejtim Bulliqi.

Kryeministri ka thanë se komisioni i ri ka me i sjellë Qeverisë të gjetunat në lidhje me shejëzimin e kufinit me shtetin e Malit të Zi.

Haradinaj qysh nga fushata ka thanë se Demarkacionin me Malin e Zi ka të bajë me version tjetër, mbasi simbas tij kufini asht në Çakorr.

Bulliqi asht shpreh i gatshëm me marrë pozitën e kryesuesit të komisionit.

 

Shperndaje në: