Qita janë autobusa, e jo këta të Shpendit! Erioni edhe me autobusa e komplekson Shpendin

Mbrenda pak javëve, Bashkia e Tiranës ka me fillue në rrugët e kryeqytetit testimet për autobusët 100% elektrik, fillimisht me nji autobus ‘Solaris Electric Urbino’ 12 metra, që asht shpall autobusi i vitit për 2017.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, se nëse ky test ka me rezultue i suksesshëm, Bashkia ka me pilotue pastaj nji linjë 100% me autobusë elektrik.

“Për pak javë, kanë me fillue testimet për autobusat 100% elektrik, fillimisht me nji autobus ‘Solaris Electric Urbino’ 12 metra, dhe pastaj edhe me kompani të tjera që kanë pranue ftesën tonë për me testue Tiranën. Pjesa ma kritike e teknologjisë asht paketa e baterisë, testohet për relievin, për frekuencën e stacioneve, sa herë hapen dhe mbyllen dyert, dhe krejt çashtjet e tjera”, ka thanë Veliaj.

Veliaj u shpreh se Bashkia ka me ndërtue edhe korsitë e dedikueme për bicikleta.