Qysh e arriti Hahn marrëveshjen e parë me Ramën, Metën dhe Bashën!

Negociatat e ndërmjetësueme vrullshëm në Tiranë nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, u përmbyllën ma shpejt se ç’pritej nga Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn në Bruksel. Të paktën deri në orën 21:00 të mbramjes së djeshme.

Ai pati nji sërë telefonatash, tue fillue ditën e Martë me kreun e Kuvendit Ilir Meta, prej të cilit u njoh me pretendimet e palëve. Mësohet se, Meta e ka informue komisionarin se qysh shkoi takimi trelateral mes Ramës, Metës dhe Bashës, ku munguen ambasadorët e BE’s dhe SHBA’ve.

Komisioneri ka telefonue po ashtu edhe kryeministrin Rama dhe gjatë ditës së djeshme, edhe kryetarin e opozitës, Basha.

Mbasi asht njohun me këto qëndrime, Hahn ka marrë komunikime edhe me ambasadoren e BE’s në Tiranë, Romana Vlahutin e cila po ashtu ka dhanë dhe sqarimet teknike e ndihmueme nga misioni i BE’s, EURALIUS.