Qysh e komentuen mediat serbe vizitën e Haradinajt në Shqipni (foto)

Sot Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka realizue vizitën e parë zyrtare në Shqipni.
Vizita e tij nuk mbeti pa u transmetue edhe në mediat e Serbisë, ndërsa takimi me Kryeministrin e Shqipnisë Edi Rama ishte ma i komentuemi.

Haradinaj dhe Rama gjatë takimit përmend bllokadën që Serbia po i ban Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Rama tha se Serbia ma shumë po i shkakton vetës humbje sesa Kosovës.

Për vizitën e Haradinajt kanë shkrue agjencia e lajme serbe Tanjug, B92, Telegraf, Blic e të tjera.