‘Qysh e pastruem Nanë Terezën nga Djalli’ – rrëfimi i priftit Henry që organizoi ritin e egzorcizmit

Kryepeshkvi Henry D’Souza of Calcuta që ka organizue njiherë nji egzorcizëm (rit pastrimi nga djalli) për Nanë Terezën, e ka rrëfye vetë historinë 3 vjet ma parë për mediat, transmeton Syri.net.

Kjo ndodhi mbas nji operacioni që e la atë me ankthe dhe pagjumësi. Ishte pikërisht Henry ai që ma vonë filloi procesin për shejtnimin e saj; ai e përshkroi veten si “djalin e saj të veçantë”. Henry D’Souza vdiq në 27 Qershor në moshën 90-vjeçare.

Shejat se Nanë Tereza ngacmohej nga Djalli

Ishte Henry ai që mori lejen speciale nga Vatikani për me fillue procesin e shejtnimit të Nanë Terezës para periudhës normale të pritjes 5-vjeçare mbas vdekjes së saj në 1997 dhe fazat fillestare të punës nisën në rezidencën e tij.

D’Souza shpesh e quente Nënë Terezës si “ftyra e Krishtit” në botë për faktin se ajo kalonte jetën tue ndihmue njerëzit të kuptonin natyrën e hyjnores.

Henry kallxoi dikur se kur Nanë Tereza u plak dhe pushonte në nji karrige me rrota, ai kishte me vizitue shpesh në Calcutta. Sa herë që ai e bante këtë, ajo kishte me ja marrë duert dhe me i thanë e: “Mbaj mend që ti je djali im.”

Henry pohoi me shumë përulësi se kishte nji lidhje të veçantë me Nanë Terezën.

Simbas Henryit, ajo i tha atij mbas shpalljes si Kryepeshkop i Cuttack-Bhubanesëar në Fror 1974, se “ti e ke humbë nanën tënde. Ti tash je nji arkipeshkv dhe unë kam me qenë nana jote. Unë kam me qenë këtu për naltësimin tand episkopal.”

Ishte Henry ai që bani kërkesën për nji rit egzorcizmi që duhej të kryhej për Nënë Terezën në vitin 1997, mbasi ajo iu nënshtrue nji operacioni angioplasty.

Henry e kujton ma vonë se kirurgu që bani operacionit, i tha atij: “Diçka shkon keq. Nanë Tereza asht shumë e gëzueme gjatë tanë ditës. Ajo nuk ka problem klinike, derisa vjen nata kur ajo asht e shqetësuem dhe shkund kryet tanë kohën.”

Henry tha se iu përgjigj: “ Shumë shpesh personat e shejtë vuejnë të tilla problem, sepse i shqetëson djalli.”

Ai kërkoi nji prift salezian që vizitonte Nanë Terezën dhe të thoshte lutjet e egzorcizmit mbi të. Mbas bekimit, ai tha se Nanë Tereza dokej shumë e kënaqun nga vizita.

Mëngjesin tjetër ai tha se kirurgu i njoftoi se Nanë Tereza “flejti si nji fëmi”.

“Djalli asht i vërtetë dhe ka truket e tij për me shqetësue, veçanërisht personat e shejtë në momentet e dobësisë trupore,” shpjegoi Henri.

Ma vonë Henry u ba figurë e randësishme e procesit të shejtnimit të Nënë Terezës.